Deklarata e Besnik Tahirit është e dëmshme
Shkruan:Refik Hasani
Përgjigje ndaj deklaratës së Besnik Tahirit,se,,Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci’’.
Ia kujtojm Besnik Tahirit.Se lufta ishte nga Ushtria Çlirimtare e Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit 2000-2001
Dhe është mbajtur Referendumi më datën 1 e 2 Mars 1992. Nuk është çudi pse Serbia nuk e pranon Ushtrin Çlirimtare të Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit 2000-2001
Dhe nuk e pranon Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 Mars 1992. Por, është tepër e dëmshme dhe irituese kur ish-ZëvëndësKryeministri i Republikës së Kosovës dhe Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës sikur ka munges të njohurive themelore për luftën e UÇPMB-ës dhe Referendumin e Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Kjo deklaratë e ulë nivelin e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe e forcon pozicionin e Serbisë që edhe Veriun e Kosovës edhe më tej të kontrollon.