Refik Ramadani ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Kuvendin Komunal në Gjilan nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai tha se ky hap është obligim moral dhe profesional për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.
“Me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për Gjilanin, jam gati të jap maksimumin tim për të mirën e qytetarëve dhe komunës sonë,” u shpreh Ramadani, duke theksuar se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i arsimit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin, duke e parë bashkëpunimin dhe besimin e tyre si çelës për një të ardhme më të mirë për Gjilanin.