Reformat përbrenda partisë (PDK) janë domosdoshmëri e kohës. Janë vetë koha e reflektimit, kohë e ndryshimit, kohë e mendësisë së re
Reformat përbrenda partisë në shumicën e rasteve nuk sjellin vota, përkundrazi, ato i tkurrin votat, por reformat e mirëfillta krijojnë fryte që në të ardhmen të sjellin vota.
Kjo është logjika më e shëndoshë me të cilën duhet të operojë përbrenda secila parti,
veçanarisht ajo që i humbë zgjedhjet, dhe poashtu kur është gjatë kohë në pushtet.
Sot, reformat përbrenda partisë (PDK) janë domosdoshmëri e kohës. Janë vetë koha e reflektimit, kohë e ndryshimit, kohë e mendësisë së re, kohë e asaj cfarë po e kërkon qytetari.
PDK duhet që reformat ti bëjë me nivel të lartë të demokracisë së brendshme, dhe duhet të jetë në gjendje që të vë në funksion ambiciet personale pa e dëmtuar partinë.
Sepse te partitë me demokraci të brendshme, ambiciet individuale politike duhet ti filtrojë në atë menyrë që ato t’u sherbejnë interesave të përgjithshme të qytetarëve jashtë, siç e potencova më lart.
Prandaj krejt kjo gadishmëri e ka emrin REFORMË.
Autori i shkrimit është Burhan Isufi, kryetar i nëndegës në Zhegër.