Policia e Kosovës më 19 korrik 2020 , rreth orës 16:00, deri sa ishin në patrullim rutinë në Rr. “Abdulla Tahiri” në Gjilan kanë hasur në personin shqiptar shtetas i Kosovës, i cili nuk mbante maskën mbrojtëse kundër COVID -19.
Patrulla e policisë kërkoi nga personi ta vendosë maskën mbrojtëse, i njëjti ka refuzuar dhe ka penguar personat zyrtar gjate kryerës se detyrës me ç ‘rast është arrestuar i dyshuari.
Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim te Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë