Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava ” njofton konsumatorët të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Pendës së Përlepnicës se 21 qershor 2019, e premte, duke filluar nga 21:00 deri 05:00, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
NJOFTIM
21.06.2019
Të nderuar konsumatorë!
Të detyruar nga kushtet klimatike, ku jemi përballur me thatësirë dhe mungesë të ujit, Kru “Hidromorava” Sh.A. është e detyruar të aplikojë restriksione më të mëdha të furnizmit me ujë.
Nga sot 21.06.2019 FPU Përlepnicë ora 21:00 deri 05:00 do të ndërprejë trajtimin e ujit për pije në manyrë që sasia e ujit 16.58 m në Pendën e Përlepnicës të menaxhohet në mënyrë me optimale.Prandaj të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat që furnizohen përmes FPU Përlepnicë do të përballen me reduktime nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
\
Po ashtu ju njoftojmë se nga sot pas takimit me organet komunale, inspektoriatin dhe Policinë e Kosovës do të ketë inspektime më strikte të keqpërdoruesve të ujit, ku do të ketë gjoba mandatare.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!