Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit i ka gjobitur 1743 persona në trafik.
Së fundi duke iu referuar statistikave të aksidenteve të shumta në trafik, policia ka formuar ”Task Forcë” për t’i parandaluar ato.
Për dallim nga aksidentet fatale, që nuk u regjistrua asnjë gjatë 24 orëve të fundit, ato me persona të lënduar dhe me dëme materiale sërish ishin të shumta.
Sipas të dhënave të policisë, vetëm dje në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 80 aksidente, prej të cilave 26 me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.
Kurse vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur 15 persona nga aksidentet në Kosovë.