Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Rashit Qalaj, ka ndarë Medaljen për Shërbim të Besnikërisë për Nënkolonelin e Policisë së Kosovës z. Remzi Azemi.
Aty shkruhet se “Njëzet vite në shërbim të devotshëm në Policisë e Kosovës, standarde të larta të shërbimit dhe profesionalizmit policor, etikë të pastër dhe përkushtim të lartë ndaj popullit të Kosovës”.
Remzi Azemi ka publikuar mirënjohjen në profilin e tij në fejsbuk, ku ka shkruajtur se “20 vite përkushtim, sakrificë, përgjegjësi e mbi të gjitha ndershmëri e krenari”.