Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati, kanë vizituar familjen Abazi në Gjilan, dy djemtë e së cilës humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit.
Dy këngëtarët së fundmi kanë mbajtur një nga koncertet e tyre në Boston, ku kanë vendosur që paratë e fituara t’i japin për familjen nga Gjilani.Këtë e ka bërë të ditur vet Remzie Osmani e cila ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë takimit me familjen Abazi.
“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja.