Fitorja e Llapit në udhëtim ndaj Ferizajt (0-1) ka afruar sërish ekipin e Bekim Shotanit me skuadrat nga kreu i tabelës (Feronikeli & Prishtina), shkruan Gazetasheshi.com.
Aktualisht llapjanët renditen në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 26 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se kryesuesit.
Kampioni në fuqi Drita ka ngecur pas disfatës në shtëpi nga Liria (0-1), derisa tani me 22 pikë ndanë pozitën e katërt me Flamurtarin pasi që kanë tubuar nga 22 pikë.
Trepça ’89 mbetet në zonën e barazhit pas barazimit me Gjilanin (1-1), duke u renditur në vendin e nëntë me 16 pikë të tubuara, derisa gjilanasit mbesin në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
I vetmi ndryshim i ditës ka qenë ndërrimi i pozitave ndërmjet Lirisë dhe Ferizajasit, pasi që falë fitores në Gjilan ndaj Dritës, tashmë prizrenasit renditen në pozitën e 10-të me 13 pikë.