Ndeshja, Flamurtari – Gjilani ishte e fundit për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e zhvilluar në ”Xhemajl Ibishi”, të dyja skuadrat ndanë pikët në barazimin, 1-1.
Pas kësaj ndeshje, Flamurtari kalon në vendin e tretë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.
Kur kanë kaluar tetë javë, Feronikeli mbanë vendin e parë me 20 pikë, ndërsa, ndjekësi më i afërt, Llapi ka 16 pikë sosh.
Keq nuk qëndron as Prishtina, e cila me fitoren e djeshme u ngritë në vendin e katërt me 15 pikë.
Në zonën e rrezikshme janë skuadrat si KEK-u, Liria dhe Ferizaj, të cilat asesi nuk po munden ta gjejnë veten këtë sezon.