Dy skuadrat lidere me pikë të barabartë në tabelë, Gjilani e Ballkani nuk kanë mundur të marrin më shumë sesa nga një pikë në ndeshjet e luajtura sot në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani nuk mori më shumë se një pikë ndaj Drenicës në sfidën e luajtur në Gjilan me rezultatin 1:1.
Fiton Hajdari realizoi për Gjilanin ndërsa për ta barazuar rezultatin u përkujdes Harmon.