Rritja e çmimeve po i pakëson produktet në shportën familjare.
Megjithatë, sipas statistikave nga ASK shihet të ketë lëvizje të çmimeve të disa artikujve bazë.
Vaji ushqimor shënoi rënie për 9 centë, nga 2.03 euro sa ishte tani ka renë në 1.93 euro. Derisa detergjenti për rroba nga 3.72 euro sa ishte, tani ka renë në 3.56 euro.
E qytetarët thonë se lëvizja kaq e vogël e çmimeve nuk u ndihmon fare dhe për ta situate vazhdon të jetë e papërballueshme.
“Pak më lehtë kjo rënie është për çdo njërin, por me ra ende më mirë kishte me qenë…”, tha qytetari Naim Verzivolli.
“Për mbi hundë na kanë dale, jo pak, por shumë… asgjë nuk ka rënë”, tha një tjetër qytetar.
“Apsolut asgjë nuk ka ra. Krejt janë në ngritje veç thonë në aksione edhe asgjë kjo është e papërballueshme…”, tha një tjetër qytetar.
Ndërkaq, profesori universitar në fakultetin e Ekonomisë, Nagip Skenderi tregon disa masa që do të ndikonin që inflacioni të shënoj rënie të lehtë.
“Mendoj se Qeveria e Kosovës për të luftuar më me efikasitet do të duhej që përmes politikave fiskale dhe tatimore të bëjë heqjen e taksave dhe ato doganore…”, tha Skenderi.
Tutje, çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme edhe të çmimeve të karburanteve.
Sipas parashikimeve të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës parashihet se norma mesatare e inflacionit për vitin 2023, pritet të bie në 6.2 për qind, sa ka qenë nga 11.6 për qind në vitin paraprak.