Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Nëpër ultësira është paraparë të ketë mjegull.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë celsius deri në 1 gradë, derisa ato maksimalet ndërmjet 6-9 gradë.
IHMK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.
Instituti ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të jetë edhe të martën, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-9 gradë.
“E mërkurë. Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare. E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në raportin e plotë.
Ndërsa, të premten parashihet që temperaturat maksimalet të mbërrijnë deri në 11 gradë celsius.