Në sheshin e lojrave jashtë shkollës 9-vjeçare Skëndërbeu, grupe djemsh qëndrojnë në rreth, duke nisur një lojë futbolli dhe duke u përpjekur të strehohen nga dielli i mesditës.
Pak gjëra mund të bësh në këtë qytet të largët në malet e Shqipërsisë së veriut, ku vendet e punës janë të pakta dhe varfëria është ekstreme.
Për djemtë adoleshentë ekziston vetëm një rrugëdalje: “Unë dua të shkoj në Angli për një jetë më të mirë”, – shprehet 17-vjeçari Edison Dauti, teksa shokët e tij të klasës bërtasin nga prapa.
“Do të bëj çfarëdolloj pune. Vëllai dhe miqtë e mi kanë shkuar tashmë. Jam xheloz. Ajo është ëndrra ime.”
Vëllai i Dautit u largua nga qyteti katër vite më parë, një ndër qindra djem të kësaj zone, disa prej të cilëve 13-vjeçarë, familjet e të cilëve paguajnë mijëra paund për trafikantët e njerëzve që t’i dërgojnë në Britani.
Çdo familje duket se ka të paktën një të afërm në Londër, shumë prej të cilëve përfundojnë duke punuar në mënyrë të paligjshme në kantieret e ndërtimit ose në lavazhe.
Qyteti i vogël mbijeton me paratë e dërguara nga Britania. Shtëpitë e reja me tulla të ndërtuara me para të thata, të fituara në vende të tilla si Kingston, Surrey dhe Barking në lindje të Londrës, qëndrojnë fare pranë strukutrave të shkatërruara me që datojnë nga vitet komuniste.
Sipas statistikave të autoriteteve britanike, një në tetë fëmijë shqiptarë, që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe janë të pashoqëruar.
Sërish, fëmijët e Hasit- që njësoj si shumë të tjerë bëjnë një udhëtim prej 1.500 miljes nga ky vend i varfër i Ballkanit, prej 2.9 milion njerëzish- ikin nga varfëria dhe mungesa e të perspektivës, apo lufta për bukën e gojës.
Zyrtarët lokalë thonë se papunësia mes të rinjve mund të arrijë deri në 80%. Pë rata që kanë fatin të kenë një punë, pagesa rrallë shkon përtej 270 paund në muaj.
“Njerëzit ikin nga ky vend çdo ditë” thotë Flamur Nauti, drejtori i shkollës. “Shumë nga nxënësit e mi lënë shkollën për Anglinë”
“Shumë prej tyre ikin ilegalisht. Kërkojnë punë dhe një jetë më të mirë. Është e vështirë të gjesh punë këtu”.
Autoritetet vendore thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për t’i bindur të rinjtë, të mos ikin. “Nuk ndjehem mirë që nuk kam mundësi t’i ofroj njerëzve më shumë mundësi” thotë Adem Lala, kryetari i bashkisë. “Por shqiptarët e duan punën, dhe këtu nuk ka biznese”.
Që nga rënia e regjimit komunist në 1991, një nga më të egrit në Europë, shqiptarët kanë shkuar jashtë në kërkim të mundësive të tjera, duke e ulur numrin e popullsisë nga 3.3 milion në 2.9.
Familjet paralizohen financiarisht, duke marrë borxhe prej të afërmve apo fajdexhinjve, për të paguar trafikantët që t’i marrin fëmijët e tyre.
Megjithëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen pa viza. Zakonisht djemtë udhëtojnë në Francë apo Belgjikë, dhe nga aty, paguajnë 10 mijë paund për trafikantët që t’i kalojnë përmes detit, apo në makina për në Britaninë e Madhe.
Më shumë se 400 fëmijë shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe vitin e shkuar- të dytët pas afganëve. Kur arrijnë moshën 18 vjeç, rezulton se mbi 93% e tyre janë zhdukur nga shtëpitë e kujdestarisë. Një prej zyrtarëve shqiptarë tha se përfundojnë duke punuar si skllevër, pa pagesë.
Duncan Norman, ambasadori britanik në Shqipëri, udhëtoi vitin e shkuar pranë Kukësit, një qytet në veri, për të folur me fëmijët mbi rrezikun që i kanoset nga krimi i organizuar, ndërsa i bëri thirrje atyre që janë në Angli, të rikthehen.
Por paralajmërime të tilla nuk i bindin njerëz si Flutura Rexha, djali i të cilës iku në Angli dy vite më parë, kur ishte vetëm 15 vjeç. Kalimin e bëri nga porti i Kalesë, përmes Kanalit në fund të një kamioni.
Tani ai ndjek klasën e gjashtë në një shkollë në Angli, dhe po mbahet nën kujdes nga një familje që i kanë caktuar në periferi të Londrës. Nga fotot në Facebook, duket që ka dalë pranë Toër Bridge, veshur me një bluze Polo.
“Djali im është i lumtur atje” thotë Rexha, ndërsa rrezet e diellit hyjnë në shtëpi përmes perdeve të vjetra. “Ai shkon në shkollë dhe merr nota të mira. Familja e re e si ta kishte djalin e vet. Në Shqipëri do të rrinte kot. Do të doja që djali të merrte dokumentat dhe të kishte një jetë të mirë” shton ajo.
Më ka marrë malli shumë dhe do të doja ta shihja, por këtu nuk ka mbetur asgjë për të. Ai është më i lumtur në Angli.
Vëllai i tij më i madh, 24 vjeç, jeton pranë tij në Angli. Punon pa dokumenta në ndërtim dhe dërgon para për prindërit, që janë shumë të varfër, që kur babai, polic, u hoq nga puna në vitin 2011.
Megjithatë për shumë njerëz, realiteti i jetës në Britani rezulton të jetë shumë ndryshe nga çfarë ata ëndërrojnë. Kafenetë e Hasit janë të mbushura me njerëz në moshë pune që kalojnë kohën duke pirë birra ose kafe të zezë të fortë.
Shumë prej tyre kanë theks të trashë londinez falë kohës së kaluar në atë qytet.
“Nuk më pëlqeu,” – tha Hamdi Muja, pronar i “Café London”, i cili kaloi pesë vite duke punuar ilegalisht në Surrey, derisa u kthye në shtëpi në vitin 2011.
“Unë kurrë nuk do të kthehem. Ishte shumë shtrenjtë. Ti shkon atje me ëndërra, por ndryshon mendje kur mbërrin. Kam punuar në një lavazh për 25 paund në ditë. Të duhet të shpenzosh gjysmën e kësaj që fiton për të marrë një autobus për të shkuar aty dhe për tu kthyer. Pastaj të duhet të paguash 350 paund në muaj qiranë. Nuk ia vlen”.
Megjithatë, përpjekjet për të paralajmëruar miqtë e tij rreth realitetit të jetës në Britani kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Ata nuk dëgjojnë,” – tha ai. “Ata nuk duan ta besojnë këtë që them.”
Për Rexhën, Londra është vendi i vetëm ku fëmijët e saj kanë shpresë për një jetë më të mirë. Kur djali i saj më i vogël të mbushë 18 vjeç, ajo ka frikë se ai do të detyrohet të kthehet në shtëpi me pak, ose aspak shpresa për të ardhmen.
“Unë shpresoj për hir të tij, se ai mund të qëndrojë”, – tha ajo, duke i drejtuar gishtat mbi një fotografi të djalit të saj. “Unë shpresoj se ai mund të jetë i lumtur atje.”