Në ditët e para të pranverës është rikthyer bora në Kosovë. Pas reshjeve që po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka dalë me apel për vozitësit që të kenë kujdes në trafik, shkruan Reporteri.
Policia kërkon nga shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME UJË DHE BORË!
Prishtinë, 24 mars 2024
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.