Resort Planet i është bashkuar fushatës globale të tetorit, të njohur ndryshe si Muaji Rozë, duke shprehur solidaritet dhe kujdes ndaj grave të prekura nga kanceri.
Përmes një videoje sensibilizuese, Resort Planet ka përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe ndërgjegjësimit, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar shëndetësor dhe përkrahje për të gjitha gratë që po përballen me këtë sfidë.
“Tetori – Muaji Rozë. Bashkë për jetë, shëndet dhe buzëqeshje që zgjasin”, është mesazhi që përcjell kjo nismë, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes së vazhdueshme.
Me këtë veprim, Resort Planet tregon përkushtimin e tij jo vetëm si një vend rekreativ, por edhe si një partner social që i qëndron afër komunitetit dhe kauzave që prekin shoqërinë.
#resortplanetgjilan