Restaurant Planeti ka marrë lavdata të mëdha nga vizitorët e të gjitha trojeve shqiptare dhe tw huaj, për pritje, organizime dhe ushqime kualitative gjatë këtyre ditëve, kur fluksi i klientëve nëpër restorane është shtuar dukshëm. Kjo është bërë falë punës së përditshme të stafit menaxherial, të cilët me miqësi, dashamirësi dhe
mirësjellje janë vënë në dispozicion të përhershëm ndaj klientëve të tyre.
Puna rutinore dhe motoja e përditshme e këtij restorani është mikëpritja e ngrohtë, shërbimet cilësore dhe përcjellja e mysafirëve me respekt dhe dinjitett.
Restaurant Planeti ka një peisazh fantastik, me pamje mahnistëse, duke dominuar freskia e natyrshme e gjelbërimit, që e rrethon gjithë ambientin.
Ky restonat tashmë ka një traditë të përkryer për pritje të klientëve, organizime të ndryshme familjare, që njerzitë aty ndajnë ditët e vecanta të tyre.
Menyja e restorantit është e pasur me ushqime nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato tradicionale deri te ato bregdetare, që përgatiten me një staf profesionistësh të kuzhinës.
E gjithë kjo mrekulli e Restorant Planetit gjendet në fshatin Kmetovc të Gjilanit, përkatësisht në kilometrin e 7-të të Magjistrales Gjilan – Kamenicë./Radio Star/