Sulmuesi Kastriot Rexha ka thënë se synimi i tyre i radhës është triumfi në ndeshjen derbi kundër Gjilanit. Ndeshja derbi në mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të enjten. Rexha shpreson që Drita t’i ketë kaluar momentet e këqija. “Suksesi i skuadrës është objektiv për çdo lojtar. Kur ekipi ec mirë, lojtarët janë të kënaqur. Shpresoj ta kemi kaluar momentin jo të mirë me dy fitoret rresht, ndërsa na pret një ndeshje me Gjilanin. Shpresojmë në rezultat pozitiv për ta ruajtur vendin e parë. Sa i përket objektivave personale, nëse ekipi është lart në tabelë dh është në objektivin e vet, gjithashtu edhe lojtarët janë brenda objektivit”, ka thënë Rexha të dielën në emisionin sportiv të KTV-së, “Sporti Total”.
Kampionia në fuqi është lidere e këtij edicioni, ndërsa Gjilani zë vendin e katërt me 33 pikë.