Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, ka qenë i ftuar në emisionin “2 me 1” në RTV 21, ku ka folur gjerësisht rreth edicionit 2020/21.
Ai theksoi që Drita e ka humbur titullin në ndeshjen me Besën, derisa nënvizoi se gjilanasit nuk ia kanë falur titullin Prishtinës.
“Nuk besoj që dikush i investon 1 milion euro dhe nuk dëshiron të bëhet kampion. Ne e kemi humbur titullin me Besën, Ballkani e ka humbur Evropën me Arbërinë”, u shpreh Rexha.
“Unë nuk shoh autostrada për skuadrat, unë mendoj që Drita me pak fat ka mundur të dalë kampion. Nuk ka skuadër që i falë dikujt titull kampioni, aq më pak Drita Prishtinës. Ky është absurditet”, vazhdoi ai.
Rexha ka pësuar një dëmtim në gjurin e këmbës dhe është operuar ditë më parë. Ai pritet t’iu kthehet fushave të blerta në vitin 2022.