Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), dega në Gjilan, ka nis fuqishëm procesin e brendshëm të rregullt zgjedhor. Mireshi është nëndega e parë në nivel lokal që mbajti kuvendin zgjedhor nga i cili dolën organet e reja drejtuese, kryetari, nënkryetarët, sekretari dhe kryesia.
Në këtë takim me karakter zgjedhor, morën pjesë kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit edhe zëvendësministri i MI-së, Rexhep Kadriu, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli.
Rexhep Kadriu fillimisht falenderoi strukturën udhëheqëse, aktivistët dhe anëtarët e aleancës në Miresh. “Jemi ne proces të rregullt zgjedhor në AAK. Kemi përzgjedh Mireshin si pikënisje të këtij procesi për shkak se dihet botërisht puna, angazhimi dhe aktivizmi i mireshasëve në aleancë dhe në të mirën e komunitetit”, tha Kadriu.
Ato që i kemi thënë vazhdimisht, qoftë në ndeja private, në rrethe shoqërore, por edhe në fushata zgjedhore, sot po përjetohen, po preken nga qytetarët. “Qeveria Haradinaj po e ndryshon Kosovën, po e prekë çdo segment të jetës në vendin tonë. Kemi thënë se Anamorava do të jetë fuqishëm prezente në projektin qeverisës të kryeministrit Haradinaj, ndërsa sot po e shohim se Gjilani dhe Anamorava ka përfitua shumë, duke u nisë nga projekti madhorë, Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, përfundoi Kadriu.
Delegatët e kuvendit të nëndegës zgjedhën kryetarin dhe kryesinë. Ibish Ibishi me votë unanime rizgjedhet kryetar i AAK-së, nëndega në Miresh.
Kujtojmë se kuvendet zgjedhore nëpër nëndegë i paraprijnë kuvendit të rregullt zgjedhor në degën e Gjilanit, për ta përmbyllë këtë proces me atë në nivel të Kosovës.