Të dashur qytetarë të Anamoravës,
Taksat tuaja jo gjithëherë janë përkthyer në investime ku ju i shihni e prekni në çdo kohë e për çdo ditë. Durimi dhe sjellja qytetare që Anamorava ka treguar çdo herë, janë dëshmia më e mirë sesa shumë institucionet e Kosovës ju kanë borxh.
Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, po bëhet realitet. Në virgjilie të “Betejës së Zhegocit”, në përkujtim të të rënëve për liri, Ministria e Infrastrukturës mbanë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autostradës.
Andaj, ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje me rëndësi të madhe për Anamoravën dhe gjithë Kosovën.
Data: 15 Prill 2018 (e diele)
Ora: 11:30
Vendi: Zhegoc
Me respekt,
Rexhep Kadriu