I shqetësuar thellë me situatën në Shqipëri, ku si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme përveç dëmeve të mëdha materiale, ka edhe viktima dhe qindra të lënduar.
Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë. Lutemi vazhdimisht që të nxjerren të gjallë nga gërmadhat të gjithë ata që tani nuk dimë për fatin e tyre.
Si institucione të Republikës së Kosovës, dhe si popull e vëllezër shqiptarë, do ti dalim në ndihmë në çfardo forme vëllezërve tanë në Shqipëri dhe shtetit shqiptar.