Rexhep Kadriu dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vizituar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kadriu thënë se në emër të qytetareve deçanas, kryetari Ramosaj ndihmoi familjen Abazi me 5 mijë euro.
Sot, për ngushëllime në familjen Abazi e cila humbi dy djemë në tragjedinë në Shqipëri, ishte kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj bashkë me kryetarin OVL Axdyl Mishkolaj e me drejtorët komunal. Në emër të qytetareve deçanas, kryetari Ramosaj ndihmoi familjen Abazi me 5 mijë euro.
Në emër të qytetarëve gjilanas, falenderova kryetarin Ramosaj dhe gjithë qytetarët deçanas për solidaritetin e treguar për vëllezërit tanë në Shqipëri përgjatë këtyre ditëve të rënda që po përjetojnë ata, dhe për ndihmën simbolike në shenj përkrahje në këto momente të vështira për familjen Abazi në Gjilan.
Rexha