Ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë qytet dhe ish-zëvendësministër i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Kadriu, i njohur si një figurë me ndikim në Anamoravë dhe me reputacion në opinionin publik, shihet si një personalitet që peshon në skenën politike lokale. Përkrahja e tij vlerësohet si një shtysë e rëndësishme për kandidaturën e Arbër Ismajlit në këtë garë për të parin e Komunës së Gjilanit.