Zëvendëministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, përmes një postimi në facebook ka treguar se sot ka dorëzuar veturën zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ja postimi i Rexhep Kadriut:
Sot, kam bërë dorëzimin e veturës zyrëtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). Tani jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bëjë me veturën time private.
Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrëtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë.