Rexhep Kadriu, ish-nënkryetar i komunës dhe ish-zëvendësministër, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të fituar një mandat deputeti në këto zgjedhje. Sipas rezultateve zyrtare, ai ka grumbulluar gjithsej 7,892 vota, të pamjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Kadriu ishte një nga figurat më të promovuara gjatë kësaj fushate zgjedhore dhe u angazhua aktivisht në terren, duke zhvilluar një fushatë të vlerësuar si dinjitoze dhe korrekte. Megjithatë, pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së konsiderueshme, ai nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për mandat deputeti.
Rezultati shënon një përfundim të papritur për Kadriun, i cili konsiderohej një nga emrat me përvojë në garën zgjedhore.

