Kandidati nga LDK për deputet me numër 52, Rexhep Kadriu, merr pjesë në promovimin e monografisë “Pogragja ndër shekuj” të autorit Xhafer Xhaferi, një vepër me rëndësi të veçantë për dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kadriu vlerësoi lart punën e autorit, duke theksuar se monografi të tilla janë dëshmi e përkushtimit për të ruajtur identitetin dhe kujtesën kolektive ndër breza.
“Pogragja ndër shekuj”
Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e monografisë “Pogragja ndër shekuj” të autorit Xhafer Xhaferi.📖🖋️
Monografi të tilla janë një vlerë e shtuar për ruajtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë sonë kulturore.🤝

