Pas shumë vitesh bllokadë ndaj Anamoravës, Qeveria Haradinaj rikthen vëmendjen kah kjo pjesë e Kosovës. Duke qenë njëri nga ju që aq shumë e doni Gjilanin, Anamoravën në përgjithësi, dua ta ndaj një lajm të rëndësishëm me ju; pas një muaji nisin punimet për Autostradën Prishtinë-Gjilan.
Pra, tanimë neve si ministri e Infrastrukturës na është hap rruga për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik të cilët do të merren me punimet në këtë Autostradë. Marsi është veç fillimi i projekteve për Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi. Gjithëashtu, jemi në përfundim të procedurave për zgjerimin e hyrje-daljeve në Gjilan, Ferizai dhe Prizren, projekte këto të përkrahura nga BERZH-i.