Rexhep Kadriu ka nisur me vrull garën e tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke elektrizuar masën qytetare në Gjilan dhe në mbarë Anamoravën. Që në paraqitjet e para publike, Kadriu po pritet jashtëzakonisht mirë nga qytetarët, të cilët po e mbështesin fuqishëm kandidimin e tij, duke e parë atë si një përfaqësues të denjë të interesave të tyre.
Anamoravasit nuk i harrojnë punët e mira dhe kontributin e vazhdueshëm të Rexhep Kadriut ndër vite. Mbështetja që ai po merr sot është dëshmi e respektit dhe besimit të ndërtuar me punë konkrete, përkushtim dhe afërsi me qytetarët.
Kadriu njihet si njeri i terrenit dhe jo i zyrës. Këtë e ka dëshmuar qartë gjatë angazhimit të tij si zëvendësministër dhe si nënkryetar komune, ku ishte gjithmonë pranë qytetarëve, duke vizituar çdo cep të Kosovës dhe duke ua hapur dyert të gjithëve, pa dallim bindjesh politike apo përkatësish.
Me një qasje të drejtpërdrejtë, komunikim të sinqertë dhe përvojë institucionale, Rexhep Kadriu po shfaqet si një kandidat që i njeh problemet e qytetarëve dhe që është i gatshëm t’i përfaqësojë ata me dinjitet në Kuvend. Entuziazmi dhe pritja e ngrohtë nga qytetarët janë sinjale të qarta se fushata e tij po merr hov dhe se 28 dhjetori mund të sjellë një përfaqësim të fuqishëm për Anamoravën./Radio Star/


