Gjilan, Maj 2017
Edhe fshati i Pogragjës, ka bërë me dije se është e mobilizuar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, zgjedhje këto që presin të dalë fituese Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në mesin e banorëve të këtij fshati, qëndroi sot kryetari i Aleancës në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili i ofroi mbështetje të mëtutjeshme të gjithëve.
“Edhe si kryetar i Aleancës në Gjilan, por edhe si nënkryetar i Komunës së Gjilanit, jam munduar ti ofrojë mbështetje dhe ti ndihmojë qytetarët pa dallim. Besojë se këtë e kemi dëshmuar më së miri, prandaj edhe kam lirinë të vijë këtu, t’iu takojë dhe të qëndrojë në mesin tuaj. Ju them me bindje të plotë, se me përfundimin e zgjedhjeve, do të fillojë një epokë e re për Kosovën dhe përfundimisht do të jetojmë ashtu sic edhe e meritojmë”, ka thënë Kadriu.
Ai më tutje ka bërë të ditur se është në dijeni për të gjith h me hallet, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe se po punohet vazhdimisht si nga vet ai, poashtu edhe na dy drejtorët komunal të ësaj qeverisje komunale, që të realizohen ato.
Kadriu qëndroi gjatë pranë banorëve, të cilët haptazi i shprehën përkrahje atij si kandidatë për deputet në Parlamentin e Kosovës si dhe kandidaturës së Ramush Haradinaj për kryeministër, në kuadër të koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Rexhep Kadriu, po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Gjilanit gjithandej
Ndani këtë artikull