Përjashtuar brendet ndërkombëtare, masa mbrojtëse për importin e produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, do ta jetë 10%. Ky është vendimi që sot ka marrë qeveria e Republikës së Kosovës.
Kjo masë nënkupton se të gjitha produktet që importohen në Republikën e Kosovës, origjina e të cilave janë Republika e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovina, do ta kenë taksën prej 10%, ndërsa brendet ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete, përjashtohen nga kjo taksë.
Kujtojmë se Serbia është importuesi më i madh në Republikën e Kosovës, ku sipas statistikave, thuajse 400 milionë euro importohen në Kosovë nga ky shtet, ndërsa nga Bosnjë e Hercegovina, në vitin 2017 ishte mbi 81 milionë euro.
Jemi të vendosur kategorikisht që të ndërmarrim hapa konkret në mbrojtjen e produkteve vendore, kësisoj duke ia mundësuar ngritjen edhe në prodhim edhe në cilësi.