Të dashur qytetarë,
17 shkurti i 2008-s, përjetësisht do të mbetet në historinë e Kosovës, si kurorë e sakrificës dhe përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor. Sot, në dhjetëvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik, i përkulemi heronjëve, martirëve e dëshmorëve të kombit, të cilët na e mundësuan që sot të kremtojmë përvjetorë të pavarësisë.
Me pietet kujtojmë veprat e pashlyera të brezave të tërë që u flijuan për atdheun e tyre, lirinë dhe të ardhmën e bashkëkombasëve të tyre. Kosova feston dhjetëvjetorin e të qenit shtet. Lindja e shteteve, sidomos në rrethana çfarë ishte lindja e shtetit tonë, nuk është e lehtë. Shtetkonsolidimi kërkon përkushtim, vullnet dhe ndershmëri, kësisoj Kosova ka arritë që për këto dhjetë vjet të njihet në masë të madhe ndërkombëtarisht, dhe se ka ende shumë punë për tu bërë në mënyrë që ti japim tamam formë shtetit.
Të gjithë qytetarëve të Republikës, urime përvjetori i Pavarësisë!
RK