Me shumë sfida e vështirësi, shqiptarët në Maqedoni fituan të drejtën e tyre. Miratimi i Ligjit që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrëtare, përbën një lajm dhe hap të madh për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Miratimi i këtij ligji i përmbushë obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit, si dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare. Me këtë vendim, Maqedonia pranon se pa realizimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe pa bashkëveprim me shqiptarët, rruga evropiane është e pasigurt.
Uroj bashkëkombasit tanë në Maqedoni që tani e tutje gjuha shqipe është gjuhë institucionaliste!
RK