Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditëve të Lirisë, Komuna e Gjilanit ka ndarë mirënjohje personaliteteve të ndryshme në Gjilan, të cilët kanë shënuar suksese për gjatë viteve, sikurse edhe për personalitetet që kanë dhënë shumë në lëmi të ndryshme.
Në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve nuk ka munguar as ish nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, të cilin kryetari komunës Lutfi Haziri e nderoi me mirënjohje për kontribut në zhvillimin e Gjilanit.
Rexhep Kadriu do të mbahet mend nga banorët e Anamoravës si njëri nga ish zyrtarët e lartë qeveritar që më së shumti ka sjellur investime në regjionin e Anamoravës./RadioStar/