Eh kjo borë …., sot e mbuloi me bardhësi edhe Prishtinën sikur në agun e 11 -janarit 1984.
Ajo borë edhe pse shkëlqeu me bardhësinë e saj edhe më shumë ia shtuan hjishinë krismat e armëve të dy kryengritësve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha që me këngë në gojë e kushtrim lirie , luftuan kundër atyre që po e shtypin kosovën e popullin shqiptarë ! Sot , pikërisht në këtë ditë , me 1984 ranë dy kolosët e luftës tonë për liri duke luftuar 12 orë me hordhitë barbare ( policinë e ushtrinë serbo-sllave ).
Kjo ishte një betejë që e shtoi guximin dhe e vulosi rrugën e mbarë se vetëm në këtë mënyrë përmes tytës së pushkës do të vie agu i lirisë ! Këta dy heroj ia vunë themelet kryengritjes tonë të mëvonshme me komandantin legjendarë të kësaj kryengritje -Adem Jasharin , Zahir Pajazitin dhe të qindra kryengritsve tjerë dhe dhjetra
e mijëra luftëtarë të UÇK -së që bënë luftën deri në çlirimin e kosovës!
Sot , është dita e flakës së janarit .
Sot , është dita e kushtrimit
Sot , është dita e heqjes së frikës për jetë , liri e dinjitet kombëtarë.
Sot, është dita e trimnisë dhe vetëflijimit
Sot , 11 janari është dita e betejes së fitores mbi armikun serb!
Sot është dita e lindjes së tri shkronjave të arta ,,UÇK “
Sot me 11 janar 1984 , fitoi guximi mbi tiraninë e robërinë !
Emri i këtyre dy kolosve :
Rexhep Malaj e Nuhi Berisha , është vet liria!
Lavdi heroizmit , deri në përjetësi!
Ali Hoxha Kamenicë 11.01.2026










