Fatmir Rexhepi ka falemnderuar të gjithë ata të cilët e votuan dhe të jetë përfaqësues i tyre, Rexhepi më tutje ka shtuar se ndihet i nderuar qe mori pjesë në forumet më të larta partiake apo në media dhe nga dita e parë të jetë një kontribues i paluhatshëm në arritjen e këtij koalicioni.
Ja postimi i plotë:
Të dashur votues të ndryshimit të madh për Kosovën Euro-Atlantike.
Duke ju falenderuar për besimin e dhënë gjatë dekadave që të jem përfaqësues i juaj në institucionet më të larta të Shtetit të Kosovës, njëherit më lejoni të shpreh konsideratën time për çdo votues dhe kuadër politik që mbështeti pa rezervë koalicionin e ri qeverisës të shpresës e të ndryshimit.
Poashtu ndihem i nderuar që pata mundesinë që në forumet më të larta partiake apo në media dhe atë nga dita e parë të jem një kontributor i paluhatshëm në arritjen e këtij koalicioni dhe sëbashku me kolegët tjerë të bëjmë të pamundur ndonjë alternativë tjetër jashtë vullnetit të qytetarëve që votuan me 6 Tetor.
Jam poashtu krenar dhe i mbetem besnik kontratës me elektoratin që të vazhdojmë me reformat e gjithanshme për forcimin e shtetit ligjor, për zhvillimin e vendit, për arsimim dhe edukim më të mirë, për ruajtje dhe valorizim të resurseve natyrore dhe begative që ka vendi ynë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.
Kosova sot ka nevojë për më shumë demokraci, për levizje të lirë, për ruajtjen e miqëve tradicional, për më shumë kujdes ndaj diasporës shqiptare, për më shumë investime e punësim si dhe për progres drejt integrimeve Euro-Atlantike.
Të respektuar qytetarë – Vullneti dhe verdikti i juaj me 6 tetor është e ardhmja për Rininë e Kosovën, njëherit është një nder për Vjosën dhe Albinin por një hap i madh për Shpresën dhe Ndryshimin.
Vazhdoni te besoni në tradite sepse erdhi dita e vullnetit tuaj.
Qoftë e bekuar vota dhe verdikti juaj,
Me shumë respekt,
Fatmir Rexhepi, Deputet.