Shkruan: Bekim Rexhepi
Kam pas rastin te jem prezent ne fjalën e tij të fundit para disa lojërave me rëndësi e para lojtarëve tanë dhe jam impresionuar me fjalët e tij motivuese.Tamam sikur komandanti para betejave te forta para ushtarëve të tij.Puna e Challandes ishte madheshtore dhe rezultatet më heret fryt i punës së tij.Çdo falenderim dhe mirënjohje duke e bërë Kosovën kombëtare të respektuar dhe të vlerësuar në vend e ndërkombëtarisht!
Por,rezultatet e fundit dëshpëruese dhe pikërisht loja me Maqedoninë e Veriut,vendimtare për të shkruar historinë jo vetëm ne rezultat por edhe me lojë,pavarësisht mungesave të shumta u konfirmua sot me Slloveninë në humbje,e në lojën e radhës të mërkurën me Greqinë ku presim humbje realisht mund te rikonfirmohet edhe me dorëheqjen e tij apo shkarkimin eventualisht.Ne shpejtë ngritemi me fjalë e pritshmëri dhe edhe më shpejtë biejmë në tokë në dëshpërim e dështime.
Përgjegjësinë për këto dështime duhet faturuar dikujt e në këtë rast adresa e parë është selektori Challande sepse duket hapur se dikush e dëshiron këtë,por më së paku ai vet.Dhe duke e njohur karakterin e tij fitues mendoj se dorëheqja e tij do të ishte e arsyeshme nëse e bën ai këtë me vullnetin e tij,e Kosova te mbetet storia e suksesit madheshtor për të,e për Kosoven si kombetare e re rruga e trasuar në vetëbesim të cilin e krijoi Bernard Challande.
Ne Kosovaret e donim kur na bënte krenar me rezultate andaj ta lëmë të vendosë vet edhe në humbje tani.Ai besoj se e di më së miri se cka i duhet Kosovës tash me apo pa të si selektor!!