Në rezolutën të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës përmendet edhe gjykimi i padrejtë që po i bëhet në Hagë luftës së Kosovës. Kjo është hera e parë që Parlamenti i Kosovës merr një qëndrim të tillë.
Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.
Në rezolutë thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet e saj në Kosovë dhe s’është distancuar nga krimet.
“Kuvendi i Kosovës përkujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovës, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht”, thuhet në tekst-rezolutën e miratuar sot.
Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar rezolutën ku dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë./express