Nga numërimi i deritanishëm i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor del që rezultat e këtyre zgjedhjeve të jenë mjaft ndryshe nga të kaluarat.
Gjilani që vite me radhë parashihej si një qendër e besueshme e LDK-së, sonte del që t’i takojë Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje po prin dukshëm në Gjilan me 38.66%, ku më pas vjen LDK me 29.74%, kurse PDK ka 16.82% të votave.
Koalicioni AAK-PSË deri më tani ka mbledhur vetëm 5.78%./Indeksonline/