Nga Exit Poll-et e publikuara, Lidhja Demokratike e Kosovës doli me një rezultat të dobët.
E pas mbylljes së vendvotimeve, e publikimit të këtyre Exit Poll-eve, nga LDK-ja ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu.
“Për të gjithë votuesit e sotëm të LDK-së: kokën lartë”. Ju dua”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në Exit Poll-in e realizuar nga Klan Kosova, LDK-ja doli me 16.1%.
Në atë të UBO-s kjo parti doli me 15.6%, ndërsa në atë të Baton Haxhiut, LDK-ja kishte dalë me 15.9%.
