Malisheva mposht Drenicë, Dukagjini ndal Dritën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Superligës së Kosovës në futboll.Skuadra e Malishevës ka marrë tre pikë tejet të rëndësishme në “Bajram Aliu”, pas fitores ndaj Drenicës.
Malisheva triumfoi me rezultatin 2:3. Agron Bruqi, Hasan Hyseni dhe Agon Xhaka realizuan për Malishevën, kurse Genc Hamiti dhe Armend Abazi për Drenicën.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Dukagjini ndali Dritën me rezultatin 0:0. Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Blakçori, i cili goditi shtyllën pas 88 minutave lojë.Ky është një tjetër hap fals për Dritën, që shkon në katër ndeshje pa fitore.