Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka filluar procesin e numërimit të votave për Kuvendet Komunale në të gjitha komunat e vendit shkruan Radio Star.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje po prin si partia me më shumë vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa pas saj vjen Lista Serbe. Me përfaqësim në këtë garë janë edhe Guxo, KDTP, BNA dhe Vatra, të cilat kanë siguruar një numër më të vogël të votave në krahasim me subjektet e mëdha politike.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon me intensitet, dhe rezultatet do të përditësohen në kohë reale në faqen zyrtare të institucionit./radiostargjilan/
Më poshtë mund ta shihni edhe grafiken zyrtare të publikuar nga KQZ me rezultatet e deritanishme.