Eugen Cakolli, hulumtues në KDI ka shfaqur të dhënat e rezultateve përfundimtare nga secila parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.Cakolli thotë se këto rezultate priten të shpallen nesër nga KQZ, përcjellë Gazeta Blic.
Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendsoje ka marrur 49.94% të votave apo 437426 vota ose 58 deputetë.
Postimi i tij i plotë:
Këto janë rezultatet përfundimtare të të gjitha subjekteve politike, pas përmbylljes së procesit të numërimit dhe rinumërimeve – në vendvotime dhe QNR. ?
*Rezultatet nuk dallojnë pothuajse fare nga projeksioni i sotëm, ndërsa numri i mandateve mbetet i njëjtë.
Të njëjtat pritet të shpallen nesër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë rrjedhjes së afateve ligjore për parashtrimin e ankesave nga subjektet politike dhe/apo kandidatët e tyre, në PZAP dhe eventualisht Gjykatën Supreme. ✅
Procedurat ankimore në instancat përkatëse mund të marrin kohë deri në 8 ditë.