Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve me 26, 159 %, njofton Klan Kosova.
Radhitja e subjekteve politike:
Lëvizja Vetëvendosja – 220 mijë e 811 vota apo 26,159 %
LDK- 206 mijë e 458 vota apo 24,458 %
PDK – 178 mijë e 645 vota apo 21, 163 %
AAK-PSD – 96 mijë e 883 vota apo 11, 477 %
Nisma – 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %