Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doli e para për nga numri i votave(të rregullta, me kusht dhe me postë), me gjithsej 170 mijë e 177 vota.
E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 161 mijë e 283 vota.
Vendin e katërt e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 90 mijë e 708 vota.
Po ashtu, gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në rundin e parë, ndërsa 19 komuna tjera shkojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.