Rezultati i votave me kusht në Gjilan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në këto rezultate, Alban Hyseni nga Lëvizjes Vetëvendosje prinë me 228 vota. Hyseni përcillet nga Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili me 184 vota me kusht, u rendit i dyti.
Leonora Morina – Bunjaku nga Partia Demokratike e Kosovës mori 51 vota.