PDK, dega në Gjilan, ka mbajtur tubim zgjedhor me anëtarësinë e lagjes “Dardania”, ku para tyre ka shpalosur programin zgjedhor.
Në këtë tubim ka marrë pjesë Besiana Musmurati, nënkryetare e PDK-së dhe Vlora Çitaku, sekretare, të cilat kanë kërkuar votën për Bedri Hamzën, kryeministër i parapëlqyer nga PDK-ja dhe kanë prezantuar programin e tij, duke thënë se ai nuk është njeri i fjalëve të mëdha, por njeri i punës, i cili atë që e premton e bënë realitet.
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, ka thënë se nga 9 shkurti, Kosova do të marr një kahje krejt tjetër, ngase siç ka gjetur Rashiti, Bedri Hamza e ka besimin e qytetarëve të Gjilanit dhe të Kosovës.
“Qeveria e tashme thellë po e ndjen humbjen, kurse edhe Gjilani është përcaktuar për Bedri Hamzën, kryeministër”, ka thënë Riad Rashiti, që ka thënë se ai ka programin që mund të realizohet dhe ka programin dhe njerëzit më të mirë.
Në këtë tubim kanë folur të gjithë kandidatët, që janë në listën zgjedhore, duke kërkuar votën për vete dhe PDK-në.