Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Rashiti, ka përsëritur kërkesën e tij për dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, duke e cilësuar këtë veprim si zgjidhjen e vetme për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet komuna.
Sipas Rashitit, dorëheqja e kryetarit dhe shpërbërja e Kuvendit Komunal do të ishin hapat e duhur për të shpëtuar qytetarët nga humbja e 58 milionë eurove të buxhetit të dedikuara për projektet në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Disa herë e kemi kërkuar dhe e përsëris, dorëheqja e kryetarit të komunës është e vetmja rrugë nga dalja e kësaj gjendje të jashtëzakonshme dhe shpëtim për qytetarët e Gjilanit.
Për PDK do të ishte i mirëseardhur shpërbërja e Kuvendit Komunal bashkë me dorëheqjen e kryetarit të Gjilanit, i cili po ia humbë 58 milion euro buxhet projekteve për Gjilanin.
Këtë kryetar nuk mund t’a shpëtojë askush, sepse i ka hyp skijave prapë, lutemi që sa më pak pasoja të kemi ne si Gjilan, nga përplasja e tij në humnerë bashkë me qeverisjen e tij.