Në vazhdën e takimeve me nëndegë e strukturë, sonte zhvilluam takimin tonë në fshatin Zhegër.
Përherë është kënaqësi bashkëbisedimi me të rinjët e kësaj nëndege, sepse ne të gjithë jemi koshientë që Zhegra ka ndërtuar shumë e shumë figura intelektuale, patriotike e atdhetare.
Me pjesëmarrësit e këtij takimi diskutuam rreth ardhjeve të reja në degë, zgjedhjeve në Rininë Demokratike e gjithashtu prezentuam edhe platformën digjitale për këto zgjedhje.
Si përherë entuziazmi nuk mungon, energjinë, përvojën e dijen e kemi, e me të gjitha këto komponente bashkë, ne mund të bëjmë më shumë!