Hipokrizi e nivelit të lartë është deklarata e LDK-së, “se gjatë qeverisjes saj komunale, ka pasur dije dhe vullnet për bashkëpunim me bashkaksionarin “Ecohigjiena””.
E në anën tjetër janë mbi 15 padi të ndryshme që përfaqësuesit e komunës ia kanë bërë bashkaksionarit “Eko-Higjiena”. Ku më shumë kanë nejtë nëpër procese gjyqësore se sa në zyre të punës.
E kësaj i thotë LDK, “se për çdo problem dhe çështje me Eko-Higjienën, është reaguar menjëherë me profesionalizëm dhe me vullnet të mirë”.
Dihet fare mirë se për tetë vite nuk është bërë asnjë investim në ndërmarrjet publike lokale, më e keqja edhe ato një milion euro investime që kanë qenë obligim i investitorit austriak sipas marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat, i ka penguar qeverisja e LDK-së që nga dita e parë kur e ka marr pushtetin lokal në dhjetor 2013, duke tentuar me çdo kusht prishjen e asaj marrëveshje.
Por nuk ia ka arritë as të implementoj marrëveshjen dhe investimet e obliguara nga kontrata, e as të shkëpusë atë marrëveshje përmes presioneve e problemeve të ndryshme si dhe në shumë shumë procese të gjykatave.
Ne si PDK, bartim meritën dhe përgjegjësinë për atë kontratë të PPP në vitin 2012, ku qëllimi ka qenë vërtet i mirë për të mëkëmbur ish kompaninë Higjiena dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Ndërsa përgjegjësinë e kësaj gjendje të Eko-Higjienës, e ka ish qeverisja komunale. Ku ishte vetë LDK që në takimin e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa, kërkoi me ngulm heqjen nga rendi i ditës pikën e raportimit vjetor të kompanisë Eko-Higjiena. E arsyet i dijnë vetë ata që e përfaqësojnë LDK në KPF.
Ndërsa tani, ku ne si PDK jemi në bashkëqeverisje, ose do të implementohet marrveshja dhe investimet e zotuara, ose do të bëjmë përpjekje maksimale për të ndodhë kjo, prej raportimit e llogaridhënies deri të çdo formë që e mundëson realizimin e investimeve.